Si e gjeti çiftin nëna e Olsit: Hapi derën me forcë, djali me shkumë në gojë - Gazeta Express
string(74) "si-e-gjeti-ciftin-nena-e-olsit-hapi-deren-me-force-djali-me-shkume-ne-goje"

Si e gjeti çiftin nëna e Olsit: Hapi derën me forcë, djali me shkumë në gojë

Gazeta Express

13/12/2019 13:31

Pas ngjarjes tragjike, kryeplaku i fshatit ka dhënë më shumë detaje për Olsin dhe Rezartën që u gjetën të vetëhelmuar në Librazhd. Në një komunikim për Faxnews, kryeplaku i fshatit ka treguar se familja Hajdari ishte në gjendje të mirë ekonomike, ndërsa Olsi punonte me kohë të pjesshme si emigrant në Greqi.

“Ne ishim në dasëm, shkonin kaq mirë si familje, për mua ishin shumë njerëz të mirë. Habitem të gjithë kur ndodhi kjo ngjarje sot në mëngjes. Kishin 1 vit të fejuar bashkë, skanë hequr akoma lulet nga shtëpia, se ka 5 ditë që kanë bërë dasmën. S’dimë çfarë të themi, nuk kanë pasur ndonjë problem ekonomik, kanë bërë dasmë të shkëlqyeshme.

Lexo Edhe:

Djali punonte në emigracion, vajza papunë ka qenë, 5 ditë kishte që kishte ardhur. Kishte dy muaj që kishte ardhur nga Greqia, rrinte te motra e vetë, ç’të themi ne, mos të flasim para kohe.

Sipas informacioneve që kam marrë ka qenë e ëma e Olsit ajo që i ka gjetur të rinjtë, ka hapur derën me forcë, çunin e kishte gjetur me shkumë në buzë, ndërsa nusen e ka gjetur gjysmë të vdekur, sa kishte arritur në spital, kishte mbaruar punë”, tregon kryeplaku.