KQZ lejon mbajtjen e fushatës zgjedhore në Podujevë e Mitrovicë, ministri i shëndetësisë thotë se ndalohen tubimet.
29 nëntor, banorët e komunës së Podujevës do të dalin të votojnë për kryetar komune.
Ata do të zgjedhin drejtuesin e ri, në zgjedhje të jashtëzakonshme pas largimit të ish kryetarit Agim Veliu.
Njëjtë do të ndodh edhe në komunën e Mitrovicës Veriore.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lejuar mbajtjen e fushatës në të dyja komunat.
Por, duket se telashe në këtë aspekt do të nxjerr Ministria e Shëndetësisë.
Ministri Armend Zemaj përmes një shkrimi në facebook, ka shkruar që tubimet do të jenë të ndaluara.
Por, pse është e nevojshme në kohë pandemie mbajtja e fushatës tregojnë nga KQZ.
Elezi thotë që kanë dërguar një shkresë në Ministrinë e Shëndetësisë, ku kanë kërkuar këshilla dhe rekomandime në lidhje me procesin zgjedhor, mirëpo sipas tij, ende nuk kanë marrë përgjigje.
Ndërkohë, në pritje të një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë janë edhe nga komisioni Parlamentar i Shëndetësisë.
Albena Reshitaj bënë thirrje që të mos ketë tubime, pasi që situata me pandeminë sipas saj, vetëm sa është duke u përkeqësuar në vend.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut, do të mbahen pasi që aktualisht, këto dy komuna janë pa kryetar komunash, ndërsa udhëhiqen me ushtrues detyre.