Si do të gjurmohen llogaritë e dyshimta në Shqipëri! - Gazeta Express
string(51) "si-do-te-gjurmohen-llogarite-e-dyshimta-ne-shqiperi"

Si do të gjurmohen llogaritë e dyshimta në Shqipëri!

Gazeta Express

27/02/2020 17:30

Të gjitha llogaritë bankare të shtetasve që janë rezidentë në një vend të huaj, por ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, do të raportohen në administratën tatimore, me qëllim verifikimin nëse ka shmangie të pagesës së detyrimeve apo evazion fiskal.

Ligji “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në gjysmën e parë të muajit Mars.

Lexo Edhe:

Këtë praktikë e aplikojnë 130 vende dhe Shqipëria është e para në rajon që po përfshihet në këtë sistem. Qëllimi kryesor do të jetë evidentimi i kompanive offshore.

Objekt i raportimit nga institucionet financiare tek administrate tatimore, do të jenë llogaritë bankare të hapura nga 1 Janari 2019 dhe në vijim dhe informacioni që do t’i vijë Shqipërisë do të jetë automatik.

Çdo institucion financiar raportues raporton Autoritetit Kompetent informacionin mbi llogaritë e raportueshme vjetore, brenda datës 30 maj të vitit vijues.

Ligji parashikon masa administrative në rast se nuk zbatohen afatet e vendosura, raporton scan.

Kështu, mosdorëzimi në afat i informacionit të detyrueshëm për t’u raportuar, ndëshkohet me 10 mijë lekë gjobë, dorëzimi i pasaktë i informacionit të detyrueshëm për t’u raportuar me 50 mijë lekë gjobë, mosdhënia e informacionit të kërkuar nga çdo mbajtës i llogarive të raportueshme ose person tjetër përgjegjës, në 1 milionë lekë gjobë, kryerja e deklarimit të rremë nga çdo mbajtës i llogarive të raportueshme 1.5 milionë lekë gjobë.

Për vënien në punë të sistemit, kostoja financiare llogaritet në 45 milionë lekë, ndërsa 15 milionë lekë të tjera do të paguhen çdo vit për mirëmbajtjen e tij.