Si do të duket Avengers 5 - Gazeta Express
string(25) "si-do-te-duket-avengers-5"

Arte

Gazeta Express

21/09/2021 0:59

Si do të duket Avengers 5

Arte

Gazeta Express

21/09/2021 0:59

Avengers 5, ende është shumë larg realizimit, por një tjetër kërcenim ndaj Tokës si krijim i Marvel Cinematic Universe mund të jetë treguar pak a shumë nga filmi “ Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”, të punuar nga MCU, duke e bërë heroin kinez të vetmin person që është i pajisur për t’u përballur me këtë kërcenim

Avengers 5, do të vije pas ngjarjeve shkatërruese “Avengers Endgame”, ku heronjtë e Marvelit ishin në pozitë të keqe. Ata humbën Iron Manin (Robert Doëney Jr) dhe Captain America (Chris Evans), që do të thotë se nuk ka lider apo heronjtë të Tokës më. Falcon (Anthony Mackie) është kthyer në skenë si Captain America i ri, por ai nuk ka pajisje për t’u përballur me kërcënimet galaktike, ashtu si është shpalosur në “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”.

Lexo Edhe:

Në sekuencat pas filmit, Shang Chi (Simu Liu) ishte duke punuar bashkë me Bruce Banner (Mark Ruffalo) dhe Captain Marvel (Brie Larson) për të zbuluar se nga erdhën “dhjetë unazat”.

Derisa ata nuk arrin që ta zbulojnë saktësisht se nga erdhën artefaktet, ata konkludojnë që unazat janë antike.

Në librat komik të Marvel, Dhjetë Unazat janë krijuar nga një racë antike alienësh të quajtur Makluans.

Makluanët i kalitën unazat për Zotin e tyre, një krijesë e tmerrshme dragoi me fuqi të pakrahasueshme.

Sundimtari i përdori unazat për të pushtuar planetë, shkatërruar bota tjera, kryesisht për të marrë kontrolle të mëdha në galaksi.

Natyrisht, kjo kishte ndodhur mijëra vite në të kaluarën, kështu që pasiguria është se ku janë Makluansët.

Por, një gjë është e sigurt: Marvel Studios nuk do të bënin kësi dromcash nëse ata nuk do të shfaqeshin.

Duke marrë parasysh që Makluanët janë fuqi galaktike, ka vetëm disa heronj të cilët do të jenë të gatshëm për të luftuar me ta.

Parasegjithash, Shang-Chi duket se është personi më i pajisur për të luftuar këta zvarranikë jashtëzakonisht të mëdhenj antropomorfik.

Meqenëse ai ka “dhjetë unazat”, ai do të jetë në gjendje që ta krahasojë fuqinë e tyre dhe madje t’i vret disa nga ta.

Në krye të Shang-Chi, Captain Marvel do të ishte njëra nga armët më të mira që Avengers kanë kundër pothuajse çdo kërcënimi, transmeton GazetaExpress

Duke marrë parasysh që Captain Marcel ka fuqinë për të përdorur “Infinity Stone”, ajo me siguri do të jetë gati për të luftuar kundër gjithsecilit që janë kundër saj.

Krejt në fund, arritja e Makluans pa dyshim që do të hulumtohet më shumë në filmin tjetër për Shang-Chi.

Shefi i Marvel, Kevin Feige kohëve të fundit ka treguar se si do të vazhdojë pjesa tjetër e Shang-Chi.

“Reagimet e para për karakteret dhe vet Shang-Chi me jep shumë shpresë që njerëzit dëshirojnë të shohin më shumë nga këta karaktere”, tha ai.

“Ne sigurisht kemi shumë ide se ku t’i dërgojmë ata dhe ku t’i vëmë”, shtoi Feige.

“Çfarë është argëtuese, ne e dimë që filmi po funksionon edhe kur aty nuk është karakteri kryesor, njerëzit pyesin për rolet dytësore. Në këtë film në përgjithësi ishte emocionuese për shkak se ata mendojnë që është film spektakular dhe ne mendojmë që ka një të ardhme të mirë para”.

“Mendoj, në fund të këtij filmi, ka disa shigjeta të qarta që tregojnë drejtimet që ne do të dëshironim t’i merrnin karakteret”, tha regjisori i filmit, Destin Daniel Cretton. /GazetaExpress/