Si asgjë, prizrenasi vjedh biçikletën por kapet nga kamerat


Gazeta Express
20 Gusht 2019 13:46

Një person ka arritur ta vjedhë një biçikletë në Prizren. Rasti ka ndodhur në rrugën “De Rada” në Prizren, saktësisht afër Stacionit të Autobusëve dhe Ambulancës.

Akti i tij është kapur nga kamerat e sigurisë dhe shihet se me shumë lehtësi, vetëm e merr biçikletën dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit.

“Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy raste të vjedhjes së biçikletave. Shumë shpejtë ata do të kapen për shkak se ka dëshmitarë dhe pamje nga kamera e sigurisë”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Prizrenit. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart