Si arriti LDK që të mbajë komunën e Podujevës për 20 vjet? - Gazeta Express
string(57) "si-arriti-ldk-qe-te-mbaje-komunen-e-podujeves-per-20-vjet"

Si arriti LDK që të mbajë komunën e Podujevës për 20 vjet?

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 21:23

Që nga paslufta, LDK ka fituar të gjitha zgjedhjet në komunën e Podujevës.

Kanë qeverisur me këtë komunë në të gjitha mandatet që nga paslufta.

Lexo Edhe:

Që nga viti 2000 Podujeva ishte më shumë se bastion për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në këtë kohë, i pamposhturi në Komunën e Podujevës, Agim Veliu ishte kryetar i Kuvendit të komunës së Podujevës.

Në vitin 2002 partia e tij më Veliun kandidat  fitojnë zgjedhjet në komunën e Podujevës, duke qeverisur kështu deri në vitin 2004.

Por në këtë vit, kryetari i atëhershëm i Podujevës merr një post ministror, të cilin e mban për tre vite.

Edhe në vitin 2007 qytetarët nuk tradhtojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në zgjedhjet për kryetar të kësaj komune, LDK kishte dalë e para me 49.10% të votave.

Por këtë vit pati edhe një raund të dytë të zgjedhjeve.

Këtë të fundit me 54% të votave e kishte fituar kandidati për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së, Ilaz Pireva.

Në vitin 2009, Agim Veliu nga LDK i rikthehet përsëri garës për kryetar komune.

Edhe këtë herë kjo parti, fiton tashmë bastionin e saj me 49.93% të votave.

Veliu që tashmë u bë edhe një nga figurat kyçe në LDK fitoi zgjedhjet edhe pas 4 vitesh, ato të vitit 2013.

Edhe këtë herë Veliut dhe partisë qytetarët i besuan, 50.2% të votave.

Por, qytetarët e komunës së Podujevës besimin që kishin për këtë parti për vite më radhë, nuk e shprehën edhe në vitin 2017, kur u mbajtën zgjedhjet Lokale.

Këtë herë, kandidati i tyre dështoi që të fitonte qysh në raundin e parë, siç tashmë ishte bërë e zakonshme.

E për këtë u desh, një raund i dytë.

Megjithatë, Veliu fitoi.

Por ky i fundit, vendosi që mandatin mos ta çoj deri në fund, kur u bë ministër i qverisë Kurti, në shkurt të këtij viti.

Andaj LDK vendosi një kandidat tjetër për kryetar të kësaj komune.

Bëhet fjalë për Nexhmi Rudarin, që pasi Veliu liroi postin, u bë ushtrues detyre i kryetarit të komunës së Podujevës.

Por, bastioni i LDK-së, pas 20 vitesh u shemb.

Kjo, nga kandidati i LVV-së, Shpejtimi Bulliqi, në zjedhjet e së dielës,, ku fitoi bindshëm me mbi 51 % të votave.