Shumica e njerëzve nuk presin që në këto pije ka kafeinë - Gazeta Express
string(56) "shumica-e-njerezve-nuk-presin-qe-ne-keto-pije-ka-kafeine"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

22/12/2022 22:04

Shumica e njerëzve nuk presin që në këto pije ka kafeinë

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

22/12/2022 22:04

Kafeina është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’ju argëtuar dhe për t’ju përmirësuar performancën për sa kohë që nuk filloni ta përdorni në sasi më të mëdha seç do të duhej

Kafeina e tepërt në trup ndikon negativisht në shëndetin e zemrës, mëlçisë dhe veshkave, përkeqëson ndjeshëm gjendjen e lëkurës dhe, në mënyrë paradoksale, shkakton lodhje kronike.

Për të kontrolluar sasinë e kafeinës që hyn në trupin tuaj, nuk mjafton të kufizoni sasinë e kafesë dhe çajit që pini, sepse substanca ndonjëherë fshihet në produktet më të papritura.

Kafeja pa kafeinë

E ashtuquajtura kafeja pa kafeinë në fakt përmban kafeinë. Është fakt që e pamundur është të eliminohet tërësisht kjo substancë nga kokrra e kafesë.

Natyrisht, kafeina në pije të tillë do të jetë shumë më pak se sa në kafenë e zakonshme, por mos u mashtroni. Për shembull, tri kafe pa kafeinë llogariten si një espresso, andaj më mirë është ta zëvendësoni me çaje bimore.

Kakaoja

Kokrra e kakaos, si edhe kokrra e kafesë, natyrisht që përmbajnë kafeinë, por, natyrisht, në sasi më të vogla. Mirëpo, edhe ky përqendrim i vogël i substancës është i mjaftueshëm të qëndroni zgjuar deri nga mesi i natës nëse vendosni të pini një filxhan kakao të ngrohtë para se të shkoni të flini gjumë. Kjo nuk është kritike, ndërsa kakao është mjaft e dobishme në vetvete, vetëm nëse e pini shpesh – zvogëloni sasinë e kafesë.

E njëjta gjë vlen edhe për çokollatën, dhe sa më shumë kakao të përmbajë, aq më shumë kafeinë përmban. Pra, nëse e keni zëvendësuar çokollatën e qumështit me çokollatën e zezë, mbani në mend këtë.

Përmbajtja e sasisë së madhe të kafeinës në Coca Cola tashmë një kohë të gjatë nuk është sekret, por për disa arsye ne harrojmë për llojet e tjera të sodës së ëmbël. Sipas një studimi nga Consumer Reports, një kënaçe me pije të gazuara të njohura si Sprite dhe Fanta përmban deri në 23 mg kafeinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement