“Shumë skuadra do të pendohen pse nuk e kanë transferuar Cavanin” - Gazeta Express
string(63) "shume-skuadra-do-te-pendohen-pse-nuk-e-kane-transferuar-cavanin"

Futboll

Gazeta Express

01/12/2020 19:19

“Shumë skuadra do të pendohen pse nuk e kanë transferuar Cavanin”

Futboll

Gazeta Express

01/12/2020 19:19

Ish sulmuesi Luke Chadwick ka pranuar se kishte dyshime për uruguaianin kur ai ishte transferuar në United, por tani ai thotë se ka parë cilësitë e sulmuesit

“Do të këtë shumë skuadra që do të pendohen” pse nuk kanë nënshkruar me Edinson Cavanin thotë Luke Chadwick, me ish sulmuesin e Manchester United që ka pranuar se në fillim ishte gabuar për sulmuesin me përvojë.

Lexo Edhe:

“Mendoj që Cavani hyri dhe bëri një ndryshim të madh në lojë kundër Southamptonit duke shënuar dy gola dhe bërë një asist”, tha ish lojtari i United për CaughtOffside.

“Mendoj që lëvizjet e tij janë të mahnitshëm në zonë. United e filloi ndeshjen mirë dshe ishin larg skuadër më e mirë në 20-25 minutat e parë por atyre ju mungoi goli, por Cani e ktheu tërësisht ndeshje në pjesën e dytë”.

“Jam i sigurt që pas kësaj paraqitje të tij të dielën shumë skuadra janë penduar pse nuk e kanë transferuar, por kur ju keni një moshë të caktuar kjo nuk ju llogratitet mirë në faturë”.

“Ai u pa që është përshtatur mirë në pozitën e tij dhe kjo është ajo që i nevojitet Unitedit në zonë e rrezikshme”.

“Nuk isha 100 për qind i bindur në të kur u transferua në atë se çfarë do të ofrojë ai, por ai duket jashtëzakonisht mirë në formë fizike – nuk e humbisni këtë, lëvizjet që ai ka gjatë këtyre viteve e kanë bërë atë një golashënues të klasit botëror”. /GazetaExpress/