Shumë shpejt procedura e dhimbshme e endoskopisë do të zëvendësohet me një pajisje të thjeshtë


Gazeta Express
20 Qershor 2019 10:54

Sëmundjet e sistemit digjestiv përfshijnë sëmundje inflamatore dhe disa lloje të tumoreve. Deri tani diagnostikimi i këtyre sëmundjeve është bërë me anë të procedurës së endoskopisë, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Endoskopia është procedurë, e cila përdoret për të larguar disa lloje të tumoreve si dhe ndihmon në gjetjen e sëmundjeve, që prekin pjesën e epërme të sistemin të tretjes. Kjo procedurë kryhet me anë të futjes së një instrumenti përmes fytit ose përmes anusit dhe është shumë e dhimbshme dhe e sikletshme.

Së fundmi, një grup i shkencëtarëve nga Skotlanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezantuar një pajisje të vogël, që merret në formë të pilulës duke përdorur magnet  dhe që thuhet se në një të ardhme të afërt do të arrijë të zëvendësojë endoskopinë. Pajisja e zbuluar quhet Sonopill. Pacienti e merr këtë pajisje në formë të pilulës dhe transmeton imazhe nga brendësia e lukthit. Shkencëtarët kanë arritur ta praktikojnë këtë pajisje me sukses tek kafshët dhe pritet që shumë shpejtë do të arrijnë ta praktikojnë edhe tek njerëzit.

Studimi është prezantuar në revistën shkencore “Science Robotics”. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart