Shumë shpejt ky lloj kanceri do të mund të zbulohet vetëm përmes urinës


Gazeta Express
8 Korrik 2019 17:26

Sipas një studimi të ri, një analizë me anë të urinës mund të detektojë kancerin e prostatës, i cili zakonisht kërkon 5 vitë trajtim për tu shëruar, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit nga Universiteti East Anglia, në Britaninë e Madhe kanë thënë se një test i urinës i quajtur PUR, mund të gjejë disa lloje të kancerit.

Për të krijuar këtë lloj testi spcifik, hulumtuesit kanë shikuar ekspreionin e gjeneve në mbi 535 mostra të urinës se meshkujve. Pastaj ata i markuan 35 gjene, të cilat i konsiderouan si shenja të rrezikut dhe të cilat ky test do të arrijë t’i detektoj.

“Ky test do të arrijë të përcaktojë agresivitetin e stadi të kancerit”, tha Dr. Clark, pjesëmarrës i këtij studimi. Me anë të kësaj analize, shkencëtarët pretendojnë se do të rrijnë të diagnostikojnë këtë lloj kanceri shumë më shpejt se metodat e tjera të pëdeorura deri tani.

Sipas Shoqates Amerikane për Kancerit, përafërsisht 1 në 9 meshkujt diagnostikohen me kancer të prostatës gjatë vitit Në fund të vitit 2019 vetëm në SHBA do të jenë 174.000  meshkuj që vuajnë nga kjo sëmundje.

Duke iu falënderuar kësaj metode të zbuluar së fundmi, tani kanceri i prostatës mund të diagnostikohet përpara se ta ketë mundësinë të shpërndahet.

Deri më tani metodat e vetme që janë përdorur për të diagnostikuar këtë lloj kanceri kanë qenë me anë të biopsisë dhe një testi të gjakut. Për dallim nga këto metoda, testi PUR, jo vetëm që e diagnostikon kancerin më herët por edhe e identifikon agresivitetin e kancerit, përkatësisht stadin e zhvillimit të tij.

Ky studim është publikuar në revistën shkencore “BJU International”.

Nëse ky test do të fillojë të aplikohet ne klinika, një numër shumë i madh i meshkujve nuk do t’i nënshtroheshin biopsisë apo metodave të tjera invazive. /Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart