“Shumë e rëndësishme…”, Rama mesazh qytetarëve: Po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë ndaj COVID-19 - Gazeta Express
string(104) "shume-e-rendesishme-rama-mesazh-qytetareve-po-vazhduam-keshtu-do-dalim-me-shpejt-fitimtare-ndaj-covid-19"

“Shumë e rëndësishme…”, Rama mesazh qytetarëve: Po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë ndaj COVID-19

Gazeta Express

08/04/2020 11:27

Kryeministri Edi Rama shkruan në “Facebook” se po vazhduam me këtë ritëm, do dalim më shpejt fitimtarë në luftën ndaj koronavirusit, si dhe me kokën lart.

Kreu i qeverisë iu referohet shifrave të ditëve të fundit, ku ka pasur një rënie të ndjeshme të të infektuarve me COVID-19.

Lexo Edhe:

Mesazhi i Ramës:

? SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID?

*Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike?