Shuma marramendëse që iu kërkua prishtinases për të mos ia publikuar disa foto e video intime - Gazeta Express
string(93) "shuma-marramendese-qe-iu-kerkua-prishtinases-per-te-mos-ia-publikuar-disa-foto-e-video-intime"

Shuma marramendëse që iu kërkua prishtinases për të mos ia publikuar disa foto e video intime

Gazeta Express

30/05/2020 9:39

Dy persona në kryeqytet e kanë shantazhuar një femër, duke i kërkuar 25 mijë euro për të mos ia publikuar disa foto dhe video intime në rrjete sociale, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuarit.

Lexo Edhe:

Policia ka njoftuar se ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Më 29.05.2020 pas hetimeve të zhvilluara nga njësiti i hetimeve janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë  nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur duke i kërkuar viktimës femër  kosovar e 25.000 euro për të mos i publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale. Policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Express