Kandidati i PDK’së pë kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka udhëtuar sot me autobus për në Prishtinë dhe ka diskutuar me nxënësit dhe punëtorët për vështirësitë e transportit.
“Sot, në udhëtimin tim me autobus drejt Prishtinës, u ula pranë nxënësve që çdo mëngjes nisen herët për në shkollë, pranë punëtorëve që rendin drejt punës dhe pranë qytetarëve që çdo ditë e përballojnë vështirësinë e transportit. Ata më treguan për vonesat, për mungesën e lidhjeve të rregullta dhe për nevojën e madhe për një zgjidhje moderne. Dhe unë u thashë: kjo nuk do të mbetet vetëm bisedë, por zotim ynë i përbashkët.”
Ai është zotuar për stacion të ri të autobusëve në Lipjan, lidhje të rregullta mes qytetit dhe fshatrave dhe transport publik falas për nxënësit.
“Autobusi i mëngjesit nuk ishte vetëm udhëtim, por një takim i vërtetë me jetën reale të qytetarëve të Lipjanit.”