Shuhet në moshën 55-vjeçare aktorja Edith Gonzales


load
Gazeta Express
15 Qershor 2019 1:06

Aktorja Edith Gonzalez, e njohur për rolin e saj në telenovelën meksikane “Corazon Salvaje”, ka vdekur në moshën 55-vjeçare, raporton BBC. Lajmin e konfirmoi kolegia e saj Leticia Calderon (50) në Twitter.

“Edith, do të na mungosh shumë… Nuk ka dhimbje më të madhe se ajo të cilën e ndjen nëna jote, të cilën tani e përqafoj me dashuri”, – shkroi Leticia, e njohur për rolin e Esmeraldas.

Tre vjet më parë aktores i ishte diagnostikuar kanceri ovarian dhe ajo iu nënshtrua disa operacioneve të nyjave limfatike. Ajo ka luajtur në shumë telenovela si “Salomé”, “Los Ricos Tambien Iloran” dhe “Doña Bárbara”, shkruan KOHA.

Karrierën e filloi në serinë televizive “Les Miserables”, ndërsa u bë e famshme me rolin në telenovelën “Los Ricos Tambien Iloran”. Ajo gjithashtu e luajti një rol më të vogël në filmin aksion “Señorita Justice” me Eva Longorian (44).

Edith pas vetes ka lënë vajzën Constanza, të cilën e ka me senatorin Santiago Creel.

Te fundit


Kthehu lart