Shuhet Ministria e Integrimit Evropian - Gazeta Express
string(38) "shuhet-ministria-e-integrimit-evropian"

Gazeta Express

05/06/2020 20:27

Shuhet Ministria e Integrimit Evropian

Gazeta Express

05/06/2020 20:27

Integrimet Evropiane kanë qenë prioritet për çdo qeveri në Kosovë. Madje për të ndihmuar këtë proces, është themeluar edhe Ministria e Integrimeve Evropiane.

Por, tani në Qeverinë të cilën e drejton Avdullah Hoti, një dikaster i tillë qeveritar nuk ekziston fare.

Lexo Edhe:

Kjo ministri është shuar.

Ndërkohë, kryeministri Avdullah Hoti ka menduar që pranë zyrës së tij do të ketë një zyre e cila do të merret me integrimin integrimet evropiane.

E monitoruesit e njohësit e proceseve integruese nuk po shohin shumë problem që mungon kjo ministri.

Bile Besnik Vasolli thotë se ZKM’ja duhet të jetë e ngarkuar më këtë zyre dhe assesi MPJ’ja.

Por për ligjvënësit shuarja e këtij dikasteri është problem.

Gazmend Gjushinca nga LVV është kritik rreth kësaj çështje.

Ministria e Integrimeve Evropiane, është themeluar në prill të vitit 2010.