Shuhen të gjitha vatrat e zjarreve, institucionet bëjnë thirrje për kujdes


Gazeta Express
21 Gusht 2019 9:55

Zjarret që kapluan rrethinën e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shuar plotësisht dhe për momentin nuk ka zjarre të reja në Shkup dhe rrethinë, njoftojnë nga Njësiti kundër zjarreve.

Vatrat e zjarrit që nga mëngjesi i djeshëm patën kapluar një pjesë të pyjeve për rreth fshatit Lubin dhe Kondovë, zjarrfikësit arritur t’i shuajnë plotësisht vetëm më intervenimin nga ajri.

Me kërkesë të Komunës së Sarajit, dje pasdite dy hidroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë fluturuar mbi zonën e përfshirë nga zjarri, në përpjekje për ta shuar atë pa rënë nata.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart