Shtylla ia mohon golin Vedat Muriqit, Celina tenton menjëherë - Gazeta Express

Shtylla ia mohon golin Vedat Muriqit, Celina tenton menjëherë

Sport

Gazeta Express

14/10/2019 22:13

Kosova është duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi në “Fadil Vokrri”

Në pjesën e dytë, Dardanët janë duke vazhduar duke krijuar raste shënimi, por në pamundësi për të gjetur golin e tretë.

Vedat Muriqi goditi bukur me kokë në minutën e 68-të pas një harkimi të Floiret Hadërgjonajt, por shtylla ia mohoi golin.

Topi i kthyer nga shtylla shkoi në këmbët e Bersant Celinës, por as ky nuk e gjeti rrjetën, duke goditur jashtë, raporton Gazeta Express.