Shtyhet verdikti për Moisi Habilajn, Apeli kërkon kohë për të dëgjuar palën mbrojtëse - Gazeta Express
string(84) "shtyhet-verdikti-per-moisi-habilajn-apeli-kerkon-kohe-per-te-degjuar-palen-mbrojtese"

Shtyhet verdikti për Moisi Habilajn, Apeli kërkon kohë për të dëgjuar palën mbrojtëse

Gazeta Express

21/10/2020 19:26

Gjykata e Apelit në Itali ka vendosur që të shtyjë në një datë të papërcaktuar (ende) vendimin përfundimtar për të dënuarit e operacionin ‘Rosa dei Venti’, pjesë e të cilës ishte banda e Habilajve dhe vetë kreu i saj Moisi Habilaj.

Apeli i Katanias ka vendosur që të vijojë procesi pasi duhen dëgjuar më tutje argumentet e palës mbrojtëse.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se Moisi Habilaj dhe banda e drejtuar prej tij ka trafikuar mbi 20 mln euro nga Shqipëria drejt Italisë. Në përgjimet e publikuara disa vite më parë, Habilaj fliste dhe për ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili më tutje shkoi në gjyq pikërisht për shkak të dyshimeve se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës./Express