Shtyhet vendimi për rastin “Tankun” - Gazeta Express
string(33) "shtyhet-vendimi-per-rastin-tankun"

Gazeta Express

27/01/2020 16:11

Shtyhet vendimi për rastin “Tankun”

Gazeta Express

27/01/2020 16:11

Këshilli gjyqësor në seancë të mbyllur e ka shkarkuar gjykatësin suprem Risto Katavenovski, thonë për Alsat M burime nga gjykata. Katavenovski është shkarkuar dhe nuk guxon t’i afrohet godinës së Gjykatës Supreme pasi e kishte liruar nga paraburgimi biznesmenin Sead Koçan. Nga Këshilli gjyqësor konfirmojnë se kanë shkarkuar një gjykatës pa treguar se për cilin bëhet fjalë.

Pas një kërkese është marrë vendim për shkarkimin e një gjykatësi për shkak të kryerjes së detyrës në mënyrë joprofesionale dhe përkohësisht është larguar nga kryerja e detyrës së gjykatësit”-thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Lexo Edhe:

Me shkarkimin e Katavenovskit pezull mbeten aktgjykimet për rastin “Tanku” ku janë dënuar ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ndihmësi i ministrit të brendshëm Gjoko Popovski. Katavenovski ishte caktuar para gjykatësve suprem ta arsyetojë këtë rast, pas çka ishte dashur të merret vendimi përfundimtarë nëse do mbeten vendimet me burg prej dy dhe katër vjet e gjysmë për Gruevskin dhe Popovskin. Gjithashtu nuk do mund të merret vendim në proces të ndarë edhe për Gordana Jankullovskën për atë nëse do shkojë në burg për rastin e njëjtë. Katavenovski i shkarkuar është pjesë e këshillit pesë anëtarësh të Gjykatës supreme  që duhet të vendosë nëse mbetet vendimi me katër vjet burg për ish ministren e brendshme Jankullovska. Burime nga Gjykata supreme thonë se pas shkarkimit të Katavenovskit, gjykata më e lartë do duhet të emërojë gjykatës të ri i cili do e referojë rastin “Tanku” për Gruevskin dhe Popovskin. Tani Gjykata supreme do ketë gjashtë gjykatës penal, ndërsa dy prej tyre janë plotësues. Më parë Këshilli gjyqësor e shkarkoi kryetarin e Supremes Jovo Vangellovski edhe nga pozita e kryetarit edhe nga ajo e gjykatësit. Gjithashtu u shkarkua edhe gjykatësja Rahila Stojkova. Tre gjykatësit e supremes u shkarkuan për shkak të lirimit të Koçanit nga paraburgimi. Ankesa e Vangellovskit për shkarkimin e tij gjendet para kolegëve të tij në Gjykatën supreme. Nëse konfirmohet vendimi i Këshillit gjyqësor, atëherë Vangellovski do jetë i shkarkuar me vendim të plotfuqishëm, ndërsa nëse ia pranojnë ankesën, vendimin e fundit do e kenë anëtarët e Këshillit gjyqësor.