Shtyhet për me 3 shtator gjykimi për rastin e PSP-së “Trajaktorja”, Janakievskit i përkeqësohet gjendja shëndetësore


Gazeta Express
10 Korrik 2019 14:06

Rasti “Trajektorja”, e Prokurorisë Publike Speciale që ka të bëjë me gjykimin për zgjedhjen e kompanisë së ndërtimit të autostradave Milladinovc –Shtip Kërçovë – Ohër shtyhet për më 3 shtator për shkak të mungesës të një eksperti. Avokati i Mile Janakieskit Elenko Millanov, pas seancës Trajektorja tha se gjendja shëndetësore e ish-ministrit Janakieski po përkeqësohet pas grevës me uri që po e mbanë tani më një javë.

Pas seancës së rastit Trajektorja e cila u shty për më datë 3 Shtator Avokati i Mile Janakieskit Elenko Millanov, tha se gjendja shëndetësore e ish-ministrit Janakievski po përkeqësohet pas grevës me uri që po e mbanë tani më një javë. Ai shtoi do të kërkojnë që masën e paraburgimit do të kërkojnë ta kthejnë në një masë më të lehtë.

“Gjendja shëndetësore është një nga kushtet për ndryshim të masës nga paraburgim në një masë tjetër më të lehtë, por gjithsesi për këtë duhet të vendosë Këshilli Penal. Si mbrojtje do të mendojmë nëse do të dorëzojmë parashtresë të tillë deri tek gjykata. Në këtë moment vetëm këtë kemi në dispozicion. Ajo që jozyrtarisht nga kolegët kam mësuar, gjendja shëndetësore ka filluar t’i përkeqësohet, ndërsa si do të vazhdojë rasti, do të njoftoheni më tej”, thotë Millanov.

Janakieski i cili përsëri është në paraburgim, mbrëmë nga burgu i Shutkës përfundoi në spitalin “8 shtatori” pas dhimbjeve të forta në veshka. Rasti “Trajektorja”, ende ndodhet në procedurë dëshmuese, sipas aktakuzës të PPS-së, të akuzuarit buxhetin e shtetit e kanë dëmtuar 155 milion euro. Në këtë rast akuzohen ish kryeministri në arrati Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i NP “Rrugë Shtetërore” Ljupço Georgievski.

Te fundit


Kthehu lart