Shtyhet hapja e ekspozitës "Bienalja ndërkombëtare e vizatimit" - Gazeta Express
string(61) "shtyhet-hapja-e-ekspozites-bienalja-nderkombetare-e-vizatimit"

Shtyhet hapja e ekspozitës “Bienalja ndërkombëtare e vizatimit”

Gazeta Express

09/06/2020 15:57

Galeria Kombëtare e Kosovës ka shtyrë hapjen e ekspozitës “Bienalja ndërkombëtare e vizatimit”

Rritja e papritur e këtyre ditëve e rasteve me Covid-19, ka bërë që ta vështirësojë edhe më shumë rinisjen e punës së galerive të artit. Për këtë arsye, Galeria Kombëtare e Kosovës është detyruar ta shtyjë për një javë hapjen e paralajmëruar të ekspozitës “Bienalja ndërkombëtare e vizatimit”. Ekspozita do të hapet 18.06.2020 në orën 20:00.

Lexo Edhe:

Në ekspozitën, që fillimisht ishte paraparë të hapej më 11 qershor, do të merrnin pjesë artistët: Adem Rusinovci /Agim Salihu /Agron Mulliqi / Ake Bergvist /Alban Meka / Bedri Yllka Fetahaj /Blagoje Minevski/Bujar Lahu / Četomir Frelih /David Skerlj / Donika Makolli /Dzeko Hodzic / Elise Jarem / Fehim Huskovic Fuad Islami – Favi / Gani Bajraktari /Gani Llalloshi /Haki Xhakli / Haxhi Kastrati / Helidon Haliti / Isa Alimusaj /Ismet Jonuzi / Jakup Ferri / Jovanka Veit Berg /Kamuran Goranci / Luan Mulliqi /Majlinda Kelmendi /Mal Myrtaj / Matic Lorena/ Mentor Avdili /Musa Prelvukaj / Naim Spahiu /Nehat Beqiri /Nimon Lokaj / Ormira Lulani / Paolo Ferluga /Rafet Jonuzi / Remus Wilson /Shaip Çitaku / Shukran Zaim /Shyqri Gjurkaj / Stefan Glettler /Teoman Zaim / Tomislav Trific /Vehbi Murati /Visar Mulliqi / Zake Prelvukaj / Zymer Mulliqi.