Shtyhen edhe 3 muaj këstet e kredive - Gazeta Express
string(36) "shtyhen-edhe-3-muaj-kestet-e-kredive"

Shtyhen edhe 3 muaj këstet e kredive

Gazeta Express

28/05/2020 15:56

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka bashkëfirmosur me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive.

Rama njofton se Banka e Shqipërisë ka miratuar një lehtësim për bankat e nivelit të dytë për ristrukturime proaktive të kredive deri më 31 dhjetor të vitit 2020.

Lexo Edhe:

“Lajm i mirë

Bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020 dhe gjithashtu banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi”, shkruan Rama.