Shtrohet në spital kryebashkiaku i Stambollit, infektohet me COVID-19 - Gazeta Express
string(68) "shtrohet-ne-spital-kryebashkiaku-i-stambollit-infektohet-me-covid-19"

Gazeta Express

24/10/2020 16:21

Shtrohet në spital kryebashkiaku i Stambollit, infektohet me COVID-19

Gazeta Express

24/10/2020 16:21

Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu njoftoi se u infektua me koronavirus dhe është shtruar në spital, pasi kishte temperaturë.

“Natën e kaluar rreth orës 21:00 kisha ethe dhe temperaturë 38 gradë dhe vendosa ta kaloj natën në spital,” tha ai në një video.

Lexo Edhe:

“Tani ndihem mirë, temperatura nuk është e lartë”, u shpreh kryebashkiaku nga dhoma e Spitalit në Stamboll.

Imamoglu u zgjodh kryetar i bashkisë së metropolit turk, në korrik të vitit 2019, për partinë Chp pasi mposhti kandidatin e mbështetur nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe partia e tij Akp.