Shtrenjtohen kafetë në Kamenicë - Gazeta Express

Gazeta Express

21/05/2019 20:57

Shtrenjtohen kafetë në Kamenicë

Gazeta Express

21/05/2019 20:57

“Nescafe” që piu i kushtoi 50 cent. Por, për një të njëjtë, Esat Bajrami nga Kamenica pas dy javësh do të paguajë 20 cent më shumë.

Kjo pasi kafiteritë dhe restorantet e kësaj komune morën vendim ta rrisin çmimin e kafesë me përfundimin e muajit të Ramazanit.

E ky shtrenjtim, këtij  po i duket i lartë. Por një qytetar tjetër thotë se kush s’ka të holla le t’i reduktojë kafet.

Kjo marrëveshje nuk ekziston në letër, por Klan Kosova mëson se pronarët e bizneseve u takuan një ditë më parë dhe ranë në ujdi gojarisht.

Kafiteritë dhe restorantet shtrenjtojnë kafetë në Kamenicë – 21.05.2019 – Klan Kosova

Uploaded by KlanKosova on 2019-05-21.