Haziri udhëton në SHBA, do ta nënshkruajë binjakëzimin me Sioux City - Gazeta Express
string(67) "haziri-udheton-ne-shba-do-ta-nenshkruaje-binjakezimin-me-sioux-city"

Haziri udhëton në SHBA, do ta nënshkruajë binjakëzimin me Sioux City

Gazeta Express

25/02/2020 9:13

Me ftesë të Iowa Sister State, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të mërkurën do ta nënshkruajë binjakëzimin me qytetit kryesor të Iowa-s, Sioux City, përkatësisht me kryetarin Bob Scott.

Haziri ka shprehur gëzimin që do ta nënshkruajë binjakëzimin me këtë qytet të Shteteve të Bashkuara, përmes të cilit partneriteti do të zhvillohet në tri fusha kryesore.

Lexo Edhe:

“Në parim, partneriteti i Gjilanit është miratuar kohë më parë me qytetin kryesor të Iowa, Sioux City, pasi këtë e kishte paralajmëruar edhe kryetari Scott. Nga ky partneritet, bujqësia, agrobiznesi dhe agroindustria, janë fushat që do të përfitojnë, sikurse edhe studentët e nxënësit e shkollës së Bujqësisë, Fakulteti i Bujqësisë, Instituti i Bujqësisë dhe rinia, përmes një programi për shkëmbim”, ka deklaruar Haziri.

Ndryshe, marrëveshja e partneritetit mes Gjilanit dhe Sioux City është vendosur vitin e kaluar pas vizitës të drejtoreshës ekzekutive të Iowa Sister State, Kassi Baliey, derisa formalizimi i këtij partneriteti do të bëhet të mërkurën.