Shtohen viktimat, babai dhe tre fëmijët e tij vriten nga sulmet në Gaza - Gazeta Express
string(70) "shtohen-viktimat-babai-dhe-tre-femijet-e-tij-vriten-nga-sulmet-ne-gaza"

Shtohen viktimat, babai dhe tre fëmijët e tij vriten nga sulmet në Gaza

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 11:21

Një baba dhe tre djemtë e tij janë vrarë nga sulmet ajrore të forcave izraelite në Rripin e Gazës në mëngjesin e së premtes.

Sipas ekipeve të mbrojtjes civile, ushtria izraelite e ka bombarduar masivisht pjesën veriore të Gazës, përfshirë qytezën Beit Lahia, ku u gjetën trupat e një burri dhe të tre djemve të tij nën rrënojat e një ndërtese të shembur.

Lexo Edhe:

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar përpjekjet e tyre në rrënojat e disa ndërtesave që u shembën nga sulmet, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Izraeli po vazhdon që ta sulmojë Gazën nga ajri. Ministria e Shëndetësisë e Palestinës të enjten njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 119, përfshirë 27 fëmijë e 11 gra. Deri të enjten janë regjistruar edhe 580 të lënduar.

Të premten në mëngjes u vranë edhe gjashtë persona në Gaza nga sulmet ajrore të Izraelit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza përmes një deklarate.

Në anën tjetër, në Izrael deri më tani janë regjistruar shtatë viktima: gjashtë të vrarë nga sulmet me raketa dhe një ushtar i vrarë nga një raketë anti-tank, që e goditi veturën me të cilën po udhëtonte.