Shtohen rastet e virusit në një ndër shtetet e para që i kishte larguar masat - Gazeta Express
string(77) "shtohen-rastet-e-virusit-ne-nje-nder-shtetet-e-para-qe-i-kishte-larguar-masat"

Shtohen rastet e virusit në një ndër shtetet e para që i kishte larguar masat

Gazeta Express

11/08/2020 15:17

Danimarka ka raportuar rritje të numrit të rasteve të koronavirusit pasi ishte një ndër shtetet e para që i kishte larguar masat kufizuese.

“Virusi është duke lëvizur nëpër shoqërinë tonë edhe një herë”, tha ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, gjatë një konference për gazetarë.

Lexo Edhe:

Raste të reja u regjistruan në 67 prej 98 komunave daneze, bëri të ditur një këshilltar për medie i Ministrisë së Shëndetësisë në Danimarkë.

Të hënën në këtë shtet u regjistruan 67 raste të reja, në bazë të të dhënave të MInistrisë së Shëndetësisë. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në qytetin e dytë për numër të banorëve, Aarhus.

Rritja e numrit të rasteve ndikoi që shkalla e riprodhimit të virusit të ngrihet në 1.4, që do të thotë se një persona mesatarisht është duke infektuar 1.4 persona tjerë.

Deri më tani, Danimarka i ka regjistruar 14,815 persona të infektuar me koronavirus dhe 620 të vdekur.

Danimarka ishte në mesin e vendeve të para që i rihapën shkollat, duke i kthyer nxënësit në banka në mesin e prillit.