Shtohen rastet e koronavirusit, numri i viktimave në Kinë shkon në 1770 - Gazeta Express
string(70) "shtohen-rastet-e-koronavirusit-numri-i-viktimave-ne-kine-shkon-ne-1770"

Shtohen rastet e koronavirusit, numri i viktimave në Kinë shkon në 1770

Gazeta Express

17/02/2020 8:09

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se numri i viktimave të koronavirusit ka shkuar në 1770. Gjatë 24 orëve të fundit, u shënuan 100 vdekje dhe 2048 raste të reja të infektimeve.

Rreth 90 për qind e rasteve u shënuan në Wuhan, qytet me 11 milionë banorë dhe epiqendër e koronavirusit.

Lexo Edhe:

Ndërkohë qytetarët amerikanë që ndodheshin në anijen japoneze me shumë persona të infektuar janë evakuuar dhe janë nisur me fluturim të veçantë drejt atdheut të tyre.

Në këtë anije ndodhen 3700 pasagjerë, ndërsa rreth 350 prej tyre janë infektuar me koronavirus deri më tash.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, njoftoi të hënën se mbi 200 qytetarë të vendit të tij do të evakuohen nga anija, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Koronavirusi ka ngjallur shqetësime edhe për ekonominë. Shumë fabrika në Kinë janë ende të mbyllura dhe vendet po parashikojnë recesion.