“Shtetrrethimi”, shfaqja e re në Teatrin e Prizrenit “Bekim Fehmiu”
Gazeta Express
25/11/2020 13:00
Gjithçka po shkonte sipas planit, me aktivitetet dhe shfaqjet e parapara në Teatrit e Prizrenit “Bekim Fehmiu”, gjersa karantina ndali në gjysmë të gjitha. E dhimbshme që mos të ketë aktivitete kulturore dhe artistët të mos kenë mundësinë që artin e tyre ta prezantojnë para artdashësve. Por, ja që kjo situatë përfshiu të gjithë.
Gazetare: Hana Marteti – Shala
Fetah Paçarizi, drejtor i Teatrit “Bekim
Fehmiu, tha se pengesat që kanë hasur gjatë kësaj periudhe kanë qenë të shumta.
Shfaqja e re për të cilën po punohet në këtë teatër është “Shtetrrethimi”, me regji të Fatos Berishës.