"Shteti shtet", Hoti zbulon sloganin e LDK'së - Gazeta Express
string(41) "shteti-shtet-hoti-zbulon-sloganin-e-ldkse"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 18:24

“Shteti shtet”, Hoti zbulon sloganin e LDK’së

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 18:24

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka prezantuar sloganin e kësaj parite me të cilin i hyn garës së zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Përmes një video të postuar në Facebook, Hoti ka bërë të ditur ndër të tjera se do të garojnë me sloganin “shteti, shtet”.

Lexo Edhe:

Ai tutje ka thënë se gjatë kohës së qeverisjes së tij, Kosova është renditur në vendet që kanë menaxhuar më së mirë me pandeminë.

Hoti thotë se kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, për të cilën thotë se e ka kthyer Kosovën në nyje gjeopolitike.

“Ne edhe pse me resurse të pakta shëndetësore renditemi në vendet që kanë menaxhuar më së miri pandeminë. Ndihmuam shëndetësinë, komunat, arsimin, familjet në asistencë sociale. Kemi rivendosur miqësitë me vendet mike. Kemi nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardh që e kthen shteti tonë në nyje gjeopolitike. Unë jam i vendosur për thellim të miqësive dhe jo selektim të miqve dhe izolim të shtetit. Ne nuk lejojmë që të sfidohet demokracia e fjala e lirë”, ka thënë ai.