Shteti që “po ua ftofë” Rusisë e Bjellorusisë, arreston 5 kandidatë për president - Gazeta Express
string(78) "shteti-qe-po-ua-ftofe-rusise-e-bjellorusise-arreston-5-kandidate-per-president"

Shteti që “po ua ftofë” Rusisë e Bjellorusisë, arreston 5 kandidatë për president

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 11:59

Policia në Nikaragua e arrestoi edhe kandidatin e pestë për zgjedhje presidenciale, duke e çuar në 15 numrin e përgjithshëm të figurave opozitare që deri më tani janë ndaluar para zgjedhjeve të nëntorit.

Kandidati Miguel Mora Barberena u ndalua të dielën, pasi u akuzua për kryerje të akteve që e kërcënojnë sovranitetin kombëtar, sipas një deklarate të publikuar nga policia.

Lexo Edhe:

Mora është kandidat presidencial, gazetar dhe pronar i televizionit tashmë të mbyllur, “100% Noticias TV”, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Ai është kandidati i pestë për president që është ndaluar këtë muaj, bashkë me gazetaren Cristiana Chamorro, që ndodhet në arrest shtëpiak nga 2 qershori, ish-diplomatin Arturo Cruz, i arrestuar më 5 qershor, shkencëtarin politik, Felix Maradiaga, dhe ekonomistin Juan Sebastian Chamorro, të dy të arrestuar më 8 qershor.

Në javët e fundit, gjithsej 15 udhëheqës opozitarë janë arrestuar dhe janë ngarkuar me akuza për të ashtuquajturat shkelje të sigurisë kombëtare.

Sidoqoftë, grupet për të drejtat e njeriut thonë se kjo është shenjë e qartë se presidenti Daniel Ortega po e jep më të mirën nga vetja për t’i eliminuar pakënaqësitë dhe për ta shtypur konkurrencën para zgjedhjeve të 7 nëntorit, duke shpresuar se do ta sigurojë mandatin e katërt radhazi.