Shteti ligjor po funksionon


Gazeta Express
22 Gusht 2019 10:39

Ndërtimi i sistemit juridik të pavarur, profesional dhe joselektiv po i tregon rezultatet e vërteta.

Shteti juridik funksionon, ligjet vlejnë për të gjithë njësoj.

Ndodhitë e fundit tregojnë se askush nuk është mbi drejtësinë dhe se secili do të përgjigjet për veprimet e veta.

Si edhe tani, LSDM inkurajon dhe thërret të gjitha institucionet kompetente të vazhdojnë me hetimet e thella dhe të pavarura për rastin “Reket” konform ligjeve.

Si parti e përgjegjshme, plotësisht i përkrahim përpjekjet e organeve hetuese për zbardhjen e plotë të rastit por edhe të të gjitha rasteve të hapura deri tani.

Presim që hetimet të vazhdojnë atje ku çojnë dëshmitë, të tregoj të gjitha detajet dhe askush të mos kursehet ose amnistohet.

Përgjegjësi patjetër të bartin të gjithë të involvuarit pa dallim të përkatësisë politike ose diçka tjetër.

Nuk do të kenë sukses tentimet të pengohet drejtësia ose hetimi të orientohet në kahe tjetër.

Secili që ka shkelur ligjet do të përgjigjet dhe nga ajo nuk ka ikje.

Te fundit


Kthehu lart