Shtetet e Bashkuara tërheqin stafin joemergjent nga Iraku


Gazeta Express
15 Maj 2019 16:25

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka urdhëruar largimin e stafit joemergjent nga Iraku në kohën e rritjes së tensioneve mes ShBA-së dhe vendit fqinj të Irakut, Iranit.

Sipas këtij vendimi, stafi i ambasadës në Bagdad dhe stafi i konsullatës në Irbil duhet të largohet sa më shpejt që është e mundur përmes transportit komercial.

Përndryshe, Gjermania e ka pezulluar trajnimin e ushtarëve në Irak.

Ushtria amerikane tha të martën se niveli i kërcënimit në Lindje të Mesme është rritur. Ky njoftim vjen nga shërbimet e inteligjencës, të cilat i përcjellin veprimet e forcave të mbështetura nga Irani në këtë rajon.

Kjo deklaratë bie në kundërshtim me fjalët e një gjenerali britanik, i cili kishte thënë se nuk ka rritje të kërcënimeve.

Chris Ghika, zëvendëskomandant i koalicionit botëror kundër grupit të Shtetit Islamik, tha para gazetarëve se masat që janë në fuqi për mbrojtjen e forcave amerikane dhe aleatëve të tyre nga grupet e mbështetura nga Irani janë plotësisht të kënaqshme.

Por një zëdhënës i Komandës Qendrore së ushtrisë amerikane i vuri në pikëpyetje komentet e Ghikas, duke thënë se ata i kanë lënë anash kërcënimet e besueshme që janë identifikuar nga Shtetet e Bashkuara, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart