Shtetet e Bashkuara shënojnë rreth 20 mijë raste të reja të koronavirusit - Gazeta Express
string(73) "shtetet-e-bashkuara-shenojne-rreth-20-mije-raste-te-reja-te-koronavirusit"

Shtetet e Bashkuara shënojnë rreth 20 mijë raste të reja të koronavirusit

Gazeta Express

01/06/2020 8:39

Së paku 19,788 raste të reja të infektimeve dhe 600 viktima të koronavirusit janë shënuar gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara, bazuar në të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 1,790,191, që paraqet shifrën bindshëm më të lartë në botë.

Lexo Edhe:

Përpos të infektuarve, Shtetet e Bashkuara deri më tani i kanë regjistruar 104,381 të vdekur, që gjithashtu është numri më i madh i viktimave nga të gjitha shtetet e botës.

Në këto shifra përfshihen rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht numrit shqetësues të rasteve, presidenti amerikan, Donald Trump, është i vendosur që t’i largojë masat kufizuese dhe ta riaktivizojë ekonominë.