Shtetet e Bashkuara shënojnë mbi 19 mijë raste të koronavirusit - Gazeta Express
string(63) "shtetet-e-bashkuara-shenojne-mbi-19-mije-raste-te-koronavirusit"

Shtetet e Bashkuara shënojnë mbi 19 mijë raste të koronavirusit

Gazeta Express

26/05/2020 9:04

Sipas të dhënave të Universiteti “Johns Hopkins”, gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara janë shënuar 19,056 raste të koronavirusit.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 500 të vdekur. Ky numër është më i vogël në krahasim me disa ditë më parë, kur shënoheshin mbi një mijë viktima për 24 orë.

Lexo Edhe:

Kështu, numri i përgjithshëm i infektimeve shkoi në 1,662,302, ndërsa shifra e viktimave në 98,220, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Në këtë numër janë të përfshira rastet në pesëdhjetë shtetet e Shteteve të Bashkuara, Distriktin e Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Shteti i Nju Jorkut mbetet më i godituri nga sëmundja e re, me 363,764 të infektuar dhe 29,229 të vdekur. Pas tij radhiten New Jersey, Illionis dhe Kalifornia.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara janë bindshëm në vendin e parë në botë, si për numrin e të infektuarve me Covid-19, ashtu edhe për numrin e rasteve fatale.