Shtatë pacientë me COVID-19 ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës - Gazeta Express
string(75) "shtate-paciente-me-covid-19-ndodhen-ne-gjendje-te-rende-ne-spitalin-e-pejes"

Shtatë pacientë me COVID-19 ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Gazeta Express

28/10/2020 10:58

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 22 pacientë me koronavirus.

Nga kjo shifër, 17 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Lexo Edhe:

Ndërsa, 1 pacient është shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Tutje, spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 19 operacione.

“Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 4, dhe kanë lindur 1 foshnje i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 176 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 246 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,678 analiza. 93 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 37 Rëntgen, 39 EHO dhe 17 CT-ja”, thuhet tutje në njoftimin e spitalit. /Gazeta Express/