Shtatë lojtarët që i kanë shënuar mbi 600 gola për klubet e tyre - Gazeta Express
string(64) "shtate-lojtaret-qe-i-kane-shenuar-mbi-600-gola-per-klubet-e-tyre"

Gazeta Express

06/06/2020 16:53

Shtatë lojtarët që i kanë shënuar mbi 600 gola për klubet e tyre

Gazeta Express

06/06/2020 16:53

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë të vetmit futbollistë që luajnë ende dhe që i kanë shënuar mbi 600 gola në karrierën e tyre me klube, ndërsa gjithsej shtatë futbollistë në histori e kanë arritur këtë rekord.

Duke i përjashtuar ndeshjet miqësore, Messi i ka shënuar 627 gola në karrierën e tij me Barcelonën, një më shumë sesa Cristiano Ronaldo për Sporting CP, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ronaldo dhe Messi janë në mesin e vetëm shtatë lojtarë në histori të futbollit që kanë arritur t’i shënojnë mbi 600 gola në karrierën e tyre për klube në ndeshje zyrtare.

Në krye të kësaj liste radhitet austriaku Josef Bican, i cili i ka shënuar plot 777 gola në karrierën e tij. Këtë rekord ai e arriti duke vazhduar të luajë deri në moshën 43-vjeçare.

Shtatë lojtarët që i kanë shënuar mbi 600 gola për klubet e tyre:

1. Josef Bican – 777 gola

2. Pele – 707 gola

3. Romario – 679 gola

4. Gerd Muller – 653 gola

5. Lionel Messi – 627 gola

6. Cristiano Ronaldo – 626 gola

7. Ferenc Puskas – 622 gola