Shtatë gola në Milano, Interi fiton në minutat e fundit - Gazeta Express
string(54) "shtate-gola-ne-milano-interi-fiton-ne-minutat-e-fundit"

Shtatë gola në Milano, Interi fiton në minutat e fundit

Gazeta Express

26/09/2020 22:50

Interi e ka fituar në minutat e fundit ndeshjen kundër Fiorentinës me rezultat 4-3. Inkuadrimi i Achraf Hakimit në ndeshje bëri që ndeshja të ndryshojë rrjedhë në San Siro, pasi që Inter ishte duke humbur me rezultat 2-3.

Interi ka fituar me vështirësi në ndeshjen e parë kundër Fiorentinës në Serie A.

Lexo Edhe:

Fiorentina ishte shumë më e mirë në fillim të ndeshjes dhe erdhi të goli që në minutën e 3-të me Christiam Coume. 

Interi do të barazonte me një gol të bukur në minutën shtesë të pjesës së parë për të shkuar në pushim të pjesëve me barazim.

Në pjesën e dytë ishte një lojë tepër dinamike.

Inter kaloi në epërsi me anë të një autogoli në minutën e 51-të nga Caccherini, por Fiorentina barazoi rezultatin në minutën e 57-të me anë të Castrovillit.

E një kundërsulm i shpejt i skuadrës mysafire erdhi të goli i tretë për mysafirët ku shënoi Chiesa.

Interi po shkonte drejt humbjes por inkuadrimi i prurjes se re te Interi, Achraf Hakimi solli freski te zikaltërit.

Romelu Lukaku do ta barazonte rezultatin në minutën e 87-të, kurse D’Ambrosio do ta përmbyste Fiorentinën në minutën e 89-të.

Rezultati në fund 4-3. /GazetaExpress/