Shtatë aksidente komunikacioni me shtatë persona të lënduar


load
Gazeta Express
6 Nëntor 2019 9:49

Një udhëtar në autobus është lënduar rëndë  në një prej gjithsej  shtatë aksidenteve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në pesë aksidente  lëndime më të lehta kanë marrë  gjashtë persona, ndërsa në një është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e komunikacionit ka sanksionuar pesë shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe  nga e lejuara,  ndërsa nga komunikacioni  ka përjashtuar shtatë shoferë  të cilët e kanë drejtuar automjetin  nën ndikim të alkoolit, 11 shoferë para se të marrin patentë shoferi dhe dy shoferë fillestarë, si dhe 15 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe tre shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe,  katër shoferë  nuk  u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar, gjashtë shoferë  për parkim të padrejtë,  tre shoferë për tejkalim të shpejtësisë, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi  automjeteve në zona të udhëkryqeve, dy persona për  mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, tre shoferë për mosmbajtje të rripit të sigurisë, si dhe 11 shoferë  të cilët kanë përdorur celular gjatë drejtimit të automjetit.

Janë zënë edhe 141 automjete  të parkuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë mënjanuar 67.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart