ShSKUK njoftohet për arrestimin e dy kirurgëve në Vushtrri - Gazeta Express
string(58) "shskuk-njoftohet-per-arrestimin-e-dy-kirurgeve-ne-vushtrri"

Lajme

Gazeta Express

10/01/2023 16:44

ShSKUK njoftohet për arrestimin e dy kirurgëve në Vushtrri

Lajme

Gazeta Express

10/01/2023 16:44

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka thënë se është njoftuar nga menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë për arrestimin e dy kirurgëve.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është njoftuar nga menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë, se gjatë ditës së sotme, janë arrestuar dy kirurgë të Spitalit të Vushtrrisë. Pas publikimit të lajmit në medie, ditën e djeshme, menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar nga drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë të ndërmarrë masat e nevojshme, konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

“Sipas njoftimit të Spitalit, njëri nga kirurgët është  shkarkuar nga pozita u.d shefit të Repartit dhe  është suspenduar nga puna, po ashtu, edhe dy kirurgë të tjerë janë suspenduar nga puna deri në një vendim të ri”.