Shqiptarja 101 vjeçare mposhtë koronavirusin, mediat e huaja shkruajnë për të - Gazeta Express
string(76) "shqiptarja-101-vjecare-mposhte-koronavirusin-mediat-e-huaja-shkruajne-per-te"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 11:14

Shqiptarja 101 vjeçare mposhtë koronavirusin, mediat e huaja shkruajnë për të

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 11:14

Mediumi italian “UdineToday” i ka kushtuar një artikull shqiptares 101 vjeçare, Bajame Goxhabelli.

Sipas artikullit, Goxhabelli ka arritur të mposhtë koronavirusin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo Edhe:

“Bajame Goxhabelli jeton në Tricesimo dhe ka 101 vjet, ka shtatë fëmijë, 15 nipër e mbesa. Pasi ishte pozitive për COVID, ajo kurrë nuk ka mundur të largohet nga shtëpia e saj”, thuhet në artikullin e mediumit italian.

Mbesa e saj, Esmeralda në prononcim për “UdineToday” u shprehë se gjyshja e saj është në gjendje të mirë fizike dhe mendore.

“Gjyshja jonë 101 vjeçare i mbijetoi COVID’it dhe për momentin është në shëndet të mirë fizik dhe mendor. Ajo madje kujton emrat e stërnipërve të saj”, thotë Esmeralda.

Bajame Goxhabelli pati vështirësi të shumta gjatë sëmundjes, por ajo arriti të mposhtë koronavirusin.