Shqiptari hyn në oborrin e komisariatit të policisë dhe nxjerr pistoletën - Gazeta Express
string(73) "shqiptari-hyn-ne-oborrin-e-komisariatit-te-policise-dhe-nxjerr-pistoleten"

Shqiptari hyn në oborrin e komisariatit të policisë dhe nxjerr pistoletën

Gazeta Express

02/06/2020 11:59

Një 34 vjeçar nga Elbasani ka hyrë me makinë në oborrin e policisë dhe ka dalë prej automjetit me një pistoletë me gaz në dorë me të cilën kërcënoi disa oficerë policie.

Elbasan/ Informacion paraprak

Lexo Edhe:

Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.