Shqiptari ekstradohet nga Serbia, me kërkesë të gjyqësorit të Zvicrës - Gazeta Express
string(68) "shqiptari-ekstradohet-nga-serbia-me-kerkese-te-gjyqesorit-te-zvicres"

Shqiptari ekstradohet nga Serbia, me kërkesë të gjyqësorit të Zvicrës

Lajme

Gazeta Express

16/01/2022 7:42

Ishte arrestuar nga autoritetet serbe në tetor të vitit të kaluar dhe qe ekstraduar në Zvicër në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar në Ticino.

Prokurorët dhe policia kantonale njoftojnë se një shtetas shqiptar 44-vjeçar me banim në Shqipëri ndodhet në paraburgim në Kantonin e  Ticinos që prej datës 11 janar 2022 si pjesë e një hetimi për drogën, transmeton albinfo.ch.

Lexo Edhe:

Ai ishte arrestuar nga autoritetet serbe në tetor të vitit të kaluar dhe qe ekstraduar në Zvicër në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga gjyqësori i Ticinos.

44-vjeçari dyshohet se viteve të fundit është përfshirë në një tregti të madhe heroine dhe kokaine në Ticino, shkruan polizeinews.ch.

Ai akuzohet se ka kryer një vepër të rëndë penale sipas ligjit federal për narkotikët dhe pastrimin e parave.

Hetimi – i cili është pjesë e një sërë hetimesh që çuan në arrestimin e një shtetasi zviceran 56-vjeçar me banim në rajonin e Luganos në shkurt 2021 – po koordinohet nga prokurorja Margherita Lanzillo.