Shqiptari bëhet lajm në mediat botërore, propozoi të dashurën për martesë në banesën që u shkrumbua nga flakët - Gazeta Express
string(109) "shqiptari-behet-lajm-ne-mediat-boterore-propozoi-te-dashuren-per-martese-ne-banesen-qe-u-shkrumbua-nga-flaket"

Gazeta Express

07/08/2020 11:48

Shqiptari bëhet lajm në mediat botërore, propozoi të dashurën për martesë në banesën që u shkrumbua nga flakët

Gazeta Express

07/08/2020 11:48

Shpeshherë shqiptarët në Britaninë e Madhe bëhen lajm për kronikën e zezë, kryesisht për përfshirjen në shitjen e lëndëve narkotike.

Por nuk është e tillë historia e Albert Ndreut.

Lexo Edhe:

26-vjeçari me origjinë shqiptare u bë lajm në mediat botërore për propozimin e veçantë për martesë që i bëri të dashurës së tij.

Por historia nuk përfundon këtu.

Alberti kishte vendosur t’i propozonte të dashurës së tij Valerija Madevic në mënyrë romantike.

Ai mbushi shtëpinë me qirinj, me shumë drita dhe 60 tollumbace.

Në pamjet e publikuara nga mediat shihet se me qirinj të ndezur në dysheme ai kishte shkruar “Martohu me mua?”, ndërkohë përreth nuk mungonin petalet e trëndafilave dhe shishja e verës.

Pasi bëri terrenin gati shqiptari shkoi të merrte të dashurën dhe ta propozonte në banesë, por kur u kthye e ka gjetur shtëpinë në flakët.

Tre ekuipazhe zjarrfikësesh nga “Yorkshire Fire dhe Rescue” arritën në vendngjarje duke shuar zjarrin.

Ndërsa kjo ngjarje nuk e ndaloi shqiptarin që të vazhdonte surprizën, ai e propozoi të dashurën e tij në banesën e djegur.

Në përfundim edhe pse tashmë pa shtëpi, ai mori një “po” për martesë nga e dashura.