Shqiptarët nga Lugina u ankuan se u ndaluan të hynin në Kosovë - Gazeta Express
string(62) "shqiptaret-nga-lugina-u-ankuan-se-u-ndaluan-te-hynin-ne-kosove"

Gazeta Express

01/06/2020 22:56

Shqiptarët nga Lugina u ankuan se u ndaluan të hynin në Kosovë

Gazeta Express

01/06/2020 22:56

Situata në pikën kufitare Dheu i Bardhë që ndan gjithashtu Kosovën dhe Serbinë gjatë paradites së sotme ishte paksa e paqartë.

Shumë qytetarë shqiptarë nga Lugina nuk u lejuan të hynin në Kosovë.

Lexo Edhe:

Disa thanë se iu kërkua testi i kryer për Covid-19 e të tjerë nuk i dinin arsyet e ndalimit. Ndërkohë ata që dalin jashtë Kosovës kalojnë pa problem n këtë pikë kufitare.

Megjithatë autoritetet kosovare deklaruan se edhe në këtë pikë kufitare si në të tjerat që janë hapur nga qeveria nuk ka pasur ndalime por vetëm zbatim të vendimeve.

Ndërkohë në orët e pasdites hyrje-daljet në këtë pikë kufitare janë zhvilluar normalisht./RTK