Shqiptarët harrojnë koronavirusin, Durrësi dhe Vlora mbushen me pushues - Gazeta Express
string(70) "shqiptaret-harrojne-koronavirusin-durresi-dhe-vlora-mbushen-me-pushues"

Shqiptarët harrojnë koronavirusin, Durrësi dhe Vlora mbushen me pushues

Gazeta Express

23/05/2020 16:31

Qyteti i Durrësit vazhdon të mbetet në hartën e zonave të kuqe, po kjo nuk i ka penguar aspak qytetarët që të dynden në bregdet.

Nuk janë vetëm pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç, po grupmosha të ndryshme që kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar orët e liridaljes.

Lexo Edhe:

Qytetarët e kanë shfrytëzuar ditën edhe për të bërë plazh, po dhe për një kafe të shpejtë në lokalet e shumta të cilat nuk e kanë pasur të qartë nëse duhej të ofronin shërbim këtë fundjavë.

Ndërkohë në Vlorë edhe pse është zonë e gjelbër, bregdeti është i monitoruar nga policia për të mos lejuar qytetarët të bëjnë plazh.