Shqiptarët e Preshevës bojkotuan votimin në referendum, ja sa votuan - Gazeta Express
string(67) "shqiptaret-e-presheves-bojkotuan-votimin-ne-referendum-ja-sa-votuan"

Shqiptarët e Preshevës bojkotuan votimin në referendum, ja sa votuan

Lajme

Gazeta Express

16/01/2022 21:42

Sot në Serbi është zhvilluar referendumi për ndryshimet kushtetuese. Raportohet për përqindje shumë të ulët të votuesve në Preshevë dhe Bujanoc.

Ndonëse materiali shpërndarës i votimit u bë edhe në këto zona, shqiptarët në Luginën e Preshevës që e shfrytëzojnë këtë të drejtë janë të paktë.

Lexo Edhe:

Sipas medieve lokale atje, në shumë qendra të votimit në komunën e Bujanocit, përqindja e personave që e kanë votuar referendumin është zero.

Në vendvotimin 55 në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, 3 për qind nga 900 qytetarë me të drejtë vote kanë votuar në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.

Ndryshe nga këtu, në fshatin Konçul, të paktën deri në mesditë, nuk u paraqit as edhe një votues.

Situatë e ngjashme është edhe në komunën e Preshevës, ku shumica e qytetarëve kanë vendosur ta bojkotojnë këtë proces.

E, aktivistë të shoqërisë civile atje e tregojnë një arsye për këtë.

Valon Arifi përfaqësues i shoqërisë civile në Preshevë theksoi vendimi ishte i duhuri, por e ka një kritikë për të parin e Qeverisë të Kosovës.

Se vendimi për moslejim të Referendumit është i drejtë, e thotë edhe Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

E për numrin e vogël të pjesëmarrësve shqiptarë në referendum, ai ka një përgjigje.

Referendumi në fjalë, i organizuar nga Serbia, ka të bëjë më sistemin e drejtësisë, ku parashihet që gjyqatarët të mos zgjidhen më nga parlamenti.

VIDEO