Shqiponja “ulet” në tavolinë me njerëzit, ha picë dhe molla - Gazeta Express
string(56) "shqiponja-ulet-ne-tavoline-me-njerezit-ha-pice-dhe-molla"

Shqiponja “ulet” në tavolinë me njerëzit, ha picë dhe molla

Fun

Gazeta Express

12/04/2021 15:09

Mund të jetë e vështirë të mendosh që një shqiponjë madhështore të ulet në tavolinë për të ngrënë vaktet e saj, por ky është rasti i një grabitqari 20-vjeçar, i stërvitur nga Mark Culleton.

Shqiponja e tij quhet Des dhe njihet si “zogu i njerëzve”, është e mësuar me qëndrimin brenda katër mureve të shtëpisë, edhe pse shpalos të gjithë talentin e saj kur është në fluturim.

Lexo Edhe:

“Është një shpend që kërkon gjithmonë vëmendje dhe shumë miqësor”, thotë Culleton, i cili punon në Resortin “O’Reillys Rainforest”, në Australi.


“Nëse sheh në tokë ndonjë mollë ose ndonjë cope pice, nuk e vë re fare, por nëse e vendos në tavolinë, do të fillojë ta hajë”, thotë Culleton.