Shqipëria përballet me valë të temperaturave të larta, javën tjetër deri në 42 gradë Celcius - Gazeta Express
string(91) "shqiperia-perballet-me-vale-te-temperaturave-te-larta-javen-tjeter-deri-ne-42-grade-celcius"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 17:07

Shqipëria përballet me valë të temperaturave të larta, javën tjetër deri në 42 gradë Celcius

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 17:07

Pas disa ditësh kur vala e të nxehtit u zbut, kjo fundjavë ka rezervuar kushte të qëndrueshme atmosferike, që do të vijojnë edhe javën e re.

Nga dita e shtunë e në vijim do të kemi zhvendosje të masave ajrore me origjinë nga anticikloni Azoreve, për t’i lënë vend depërtimit të masave ajrore me orgjinë nga anticikloni Afrikan. Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa moti do të jetë i kthjellët dhe me orë të gjata me diell në të gjithë territorin”, tha Eneida Doçi, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga dita e hënë, temperaturat në territorin e Shqipërisë do të rriten, ndërsa era do të fryjë e lehtë veri–jug–perëndim–jug–lindje, me një shpejtësi prej 6 metra në sekondë dhe herë pas here në zonën juglindore, përgjatë vijës bregdetare, deri në 10 metra në sekondë, e shoqëruar me valëzime deti të forcës 1 deri në 3 ballë.

Ditët më të nxehta parashikohet që të jenë dita e hënë dhe e martë, kur vlerat minimale nuk do të ulen më pak se 20 gradë Celsius si dhe vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 42 gradë celsius, por për shkak të faktorëve të ndryshëm, lagështirës në ajër, asfaltit,  do të ndihen 44 gradë celsius, kryesisht në Tiranë, Gjirokastër, Elbasan dhe Kuçovë”, bëri me dije Doçi.

Gjatë javës së re, pritet të ketë netë tropikale, situatë kjo që parashikohet deri ditën e premte, më 24 korrik./rtsh.al/