Shqipëria në vendin e tretë me internet domain me përmbajtje pedofilie


Gazeta Express
22 Mars 2019 12:48

Shqipëria renditet në vendi e 3 në Europë dhe në vendin e 8 në botë për numrin e internet domain të paligjshme me përmbajtje pedofile e pedopornografike.

Alarmi vjen nga OSMOCOP,  Observatori Botëror kundër Pedofilisë i Fondacionit Meter në Itali i cili ka bërë publik raportin e fundit 2018  me statistikat ndaj këtij fenomeni.

Të dhënat e Raportit 2018 janë mbledhur nga denoncimet e ardhura në Policinë Postale Italiane dhe nga policitë e vendeve të tjera, përpos internet domain e serverët e analizuara në nivel botëror.

Pedofilët  e pedopornografët shfaqen gjithnjë e më të organizuar e të strukturuar në nivelin e tyre kriminal në web.

Prodhojnë, arkivojnë, shpërndajnë e shkëmbejnë mes tyre foto dhe video të fëmijëve gjithnjë e më të vegjël në moshë që nga të sapolindurit e deri tek ata në moshë para adoleshente.

Analizimi i të dhënave të këtij raporti konfirmon rritjen  e shpërndarjes në web të fotografive dhe videove të fëmijëve të seksit mashkull ndërsa mbetet e pandryshueshme preferenca femërore.

Gjatë vitit 2018 janë sinjalizuar mbi 3 milionë fotografi pedopornografike në web e rreth  1.123.793 video. Vihet re një rritje e numrit të materialeve pedopornografik në web në krahasim me një vit më parë kur janë sinjalizuar rreth 2 milionë imazhe të tilla.

Ndërsa sa i takon internet domain të nivelit të parë me përmbajtje materialesh pedopornografike,  në vend të parë renditet Mbretëria e Tonga në Oqeani ku janë sinjalizuar 1.717 internet domain, por që gjithsesi shënojnë një reduktim në krahasim me vitin 2017 kur numri i tyre ishte 10.096.

Në nivel botëror në vend të dytë renditet ishulli britanik Guernsey, në vend të tretë ishuj britanikë në oqeanin Indian, e më pas Franca, Haiti, Pakistani.

Në nivel botëror Shqipëria renditet në vendin e 8 me 302 internet domain të sinjalizuar që kanë përmbajtje pedopronografike.

Rusia renditet në vendin e 12 me 157 internet domain, Italia në vendin  e 15 me 71 internet domain, e Greqia në vendin  e 18 me 23 të tilla.

Në nivel europian Shqipëria renditet në vendin e  3 me 302 internet domain, pas Francës me 702 e Guernsey me 1108 internet domain pedopornografikë.

Sipas Raportit 2018 në linja të përgjithshme në krahasim me vitin 2017 , nurmi i internet domain pedopornografikë janë reduktuar nga 13.756 në 7.714 më 2018.

Studimi i këtij Obesrvatori botëror informon se cyber pedofilët sot preferojnë foto e video të fëmijëve nga mosha 8-12 vjec pasi janë më të vetmuar e jo ekspertë gjatë përdorimit të internetit më pas vijnë ata në moshën nga 3-7 vjeç, por nuk mungojnë dhe të porsalindurit nga 0-2 vjeç.

Cyber pedofilët materialin e tyre e arkivojnë në platforma file sharing për ta shpërndarë në mënyrë sa më të shpejtë e anonime. Cloud është një prej tendencave të përdorura nga ata, por barrikada e vërtetë mbetet deep webi, ana e errët e rrjetit që mbetet e vështirë për t’u individualizuar e eksploruar.

“Puna e monitorimit të pedofilisë online mbetet një argument gjithmonë i injoruar nga forcat politike, që nuk kanë interes ta vënë në agjendën e punës e në linjë të parë këtë luftë të rëndësishme kundër kriminalitetit pedofilë,”-thuhet në këtë raport.

Raproti 2018 i Observatorit botëror kundër pedofilisë online u prezantuar një ditë më parë në Sicili të Italisë në prani të drejtuesve të lartë të forcave të Policisë Postale Italiane e të Fondacionit Meter.

Te fundit


Kthehu lart